September 29, 2026

Tensione në Kuvend: Dauti dhe Sela bllokojnë foltoren

0
ilir-dauti-kuvend-696x440

Deputetja Ilire Dauti ka reaguar gjatë seancës së sotme parlamentare, pasi, sipas saj, kryeministri Hristijan Mickoski nuk i është përgjigjur pyetjes së parashtruar para rreth një muaji lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë.

Dauti deklaroi se ka insistuar që kryeministri fillimisht ta përmbushë obligimin e tij dhe t’i përgjigjet pyetjes së saj, përpara se seanca të vazhdonte me pyetjet e deputetëve të tjerë.

Ajo e cilësoi situatën si tentim për shkeljen e Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit nga kryeministri dhe kryetari i Kuvendit.

“Edhe pse pati një muaj kohë, kryeministri nuk iu përgjigj pyetjes sime nga seanca e kaluar lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë. Insistova që fillimisht ta respektojë obligimin e tij dhe të drejtën time si deputete”, deklaroi Dauti.

Si shenjë proteste, Dauti, së bashku me kryetarin e Lidhjes Shqipëtare, Ziadin Sela, bllokuan foltoren e Kuvendit. Sipas saj, veprimi kishte për qëllim mbrojtjen e ligjeve, Rregullores së Kuvendit dhe të drejtave të qytetarëve që ata përfaqësojnë.

Pamjet nga ndërhyrjet procedurale dhe bllokimi i foltores janë publikuar edhe në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *