April15 , 2026

BDI “humb” për së dyti Sarajin, këshilli shkarkon Iljaz Veselin

Share

Në mbledhjen e 8-të të Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit është shkarkuar nga detyra kryetari i këshillit, Iljaz Veseli, raporton Zyrtare.net

Vendimi për shkarkimin e tij është miratuar me 10 vota pro nga anëtarët e këshillit.

Sipas procedurave, Komisioni për emërime dhe shkarkime pritet që të propozojë një emër të ri për kryetar të këshillit, ndërsa zgjedhja e kryetarit të ri pritet të bëhet po gjatë ditës së sotme.