Në vazhdim të mbledhjes së 8-të të Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit, pas shkarkimit të Iljaz Veselit, është zgjedhur kryetari i ri i këshillit, raporton Zyrtare.net
Amir Idrizi, nga koalicioni VLEN, ka marrë mbështetjen e shumicës së këshilltarëve dhe është zgjedhur në krye të Këshillit Komunal.
Idrizi më herët ushtronte funksionin e zëvendëskryetarit të Komunës së Sarajit, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale ishte bartës liste për këshilltarë nga koalicioni VLEN.