September 29, 2026

Rashford konfirmon se aventura e tij te Barcelona ka përfunduar

Rashford-foto

Marcus Rashford e ka konfirmuar se periudha e tij te Barcelona ka marrë fund.

Ai kishte qenë i huazuar te katalunasit gjatë stinorit të kaluar ku arriti të fitojë LaLigën me ta.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj të gjithëve në klub që e bënë kohën time këtu kaq pozitive dhe të paharrueshme”, ka shkruar Rashfordi.

“Kam shijuar çdo moment dhe me siguri do t’i mbaj gjithmonë me vete ato kujtime të veçanta. I uroj klubit dhe të gjithë tifozëve fatin më të mirë dhe shumë suksese këtë sezon. Visca Barça”.

Tani Marcus Rashford pritet të rikthehet në stërvitje me Manchester Unitedin.