
Sonte në Berlin, përfaqësuesi i forumit rinor të VLEN-it në Saraj, Ill Rustemi, zhvilloi takim me mërgatën shqiptare. Ai shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe mbështetjen e fuqishme, duke veçuar vëllezërit Sadiku nga Sfillarja e Poshtme e Sarajit, të cilët i dhanë besën e shenjtë për të votuar më 19 tetor për ndryshimin dhe të ardhmen me Muhamed Elmazin.
Rustemi theksoi rëndësinë e mobilizimit të mërgatës, duke e quajtur atë faktor vendimtar në fitoren e VLEN-it.
“Besa jonë nuk thyhet, besa jonë VLEN!” – u shpreh ai.
Ai paralajmëroi se takimet me bashkatdhetarët do të vazhdojnë edhe në vendet e tjera të diasporës, si pjesë e përpjekjeve për mobilizimin e plotë drejt ditës së zgjedhjeve.