April19 , 2026

Rëndohet bilanci i stuhisë, 23 persona përfunduan në spital me plagë të ndryshme

Share

Stuhia që përfshiu Tiranën gjatë orëve të mesditës, ka lënë të paktën 23 persona të plagosur, të cilët janë paraqitur në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Dëmtimet e qytetarëve kanë qenë të ndryshme.

20 prej qytetarëve janë larguar nga spitali, ndërsa 3 persona ndodhen ende të shtruar, pasi kanë marrë pagë të rënda.

Këta persona janë dëmtuar nga stuhia, duke u goditur nga sende të forta, të cilat kanë fluturuar në ajër ditën e sotme për shkak të erës së fortë.

Si zakonisht edhe gjatë ditës së sotme, shteti nuk ishte askund, duke i lënë qytetarët të braktisur në rrugë dhe banesat e tyre të përmbytura nga reshjet e shiut.