June12 , 2026

Strugani arrestohet në Elbasan, fshehu një kilogram heroinë në gomën e furgonit

Share

​Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar një shtetas maqedonas, në furgonin e të cilit ka zbuluar një kilogram heroinë, me të cilën kishte kaluar ilegalisht kufirin maqedono-shqiptar përmes brezit të gjelbër, ku po e priste një shtetas shqiptar, raporton “BalkanWeb”.

​”Mjeti i dyshimtë, në të cilin udhëtonin shtetasi nga Republika e Maqedonisë, L.G. (32 vjeç) nga Struga dhe shtetasi shqiptar A.B. (45 vjeç) nga Durrësi, u ndalua për verifikime në aksin rrugor Bulqizë – Librazhd. Gjatë kontrollit në gomën e automjetit u zbulua dhe u sekuestrua një kilogram heroinë, e kontrabanduar nga territori maqedonas në atë shqiptar, përmes brezit të gjelbër të kufirit”, njoftoi policia.