April22 , 2026

Deputeti i VV Fatos Geci: Veprimet e opozitës janë “vetëvrasje politike”

Share

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatos Geci, ka reaguar ashpër ndaj opozitës përmes një postimi publik, duke kritikuar mënyrën e veprimit të saj në skenën politike.

Ai i ka cilësuar veprimet e opozitës si “vetëvrasje politike”, duke vlerësuar se ato po dëmtojnë vetë subjektet opozitare dhe po i largojnë nga mundësia për t’u rikthyer në pushtet.

Geci gjithashtu ka ironizuar ambiciet e tyre politike, duke i quajtur “ëndrra të sëmura”, ndërsa ka shtuar se qëndrimet e tilla ngrenë dyshime për, sipas tij, “probleme serioze mentale”.

Deklarata e tij vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme politike mes pushtetit dhe opozitës.

https://www.facebook.com/photo?fbid=1562610875226345&set=a.250213039799475