Pas suksesit të këngës “Bija e babit” ku u bë një super hit dhe për pak javë kapi milionin edhe në kanalin youtube, artisti Kastriot Krasniqi ka një tjetër projekt gati. Tashmë këngêtari e ka realizuar dhe klipin e këngës ku në rrjetet e tija sociale ka publikuar dhe një video të shkurtër si coming soon. Mësojmë se kënga do të jetë mjaft ritmike dhe quhet “Djali po martohet” dhe pritet të publikohet në të gjitha platformat dhe duket si njē paralajmërim i sezonit të nxehtë tē dasmave dhe koncerteve ku Kastrioti është mjaft i angazhuar. Producenti i këngës është Kolë Oroshi me tekst nga Veneramda Avgustini, mix master nga Mareglen Boja dhe videoklipi realizuar nga Bug Production. Këngëtari ka shumë projekte muzikore mjaft të pëlqyera ku i përmendim disa prej tyre si : “Merre shqiptare” në bashkëpunim me Kolë Orishin, apo edhe këmgët ” Nëpër vena ” , ” Mke godit” apo më e fundit një super duet me Lorin ” Lamtumirë”. Dhe tashmë “Djali po martohet ” nga Kastriot Krasniqi po vjen a jeni gati për ta djegur verën? Duroni dhe pak pasi ky projekt do të vijë nga javët e para tē Majit.
https://www.facebook.com/share/r/1FhycTBwKi/