Në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj është arrestuar një person pas një rrahjeje të shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, ngjarje që ka alarmuar mbrëmjen e sotme qytetin.
Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur rreth orës 20:25, ku Policia e Kosovës është njoftuar për një përleshje në progres mes dy personave.
Në vendin e ngjarjes është konstatuar se përveç përleshjes fizike, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Personi i arrestuar dyshohet të jetë reperi Buta, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri dhe tri gëzhoja, ndërsa një person tjetër është shoqëruar në polici dhe i dyshuari tjetër ndodhet në kërkim.
Hetimet janë duke vazhduar nga njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit dhe forenzikën, ndërsa pritet raporti zyrtar për zbardhjen e plotë të rastit.