Kryetari i Komunës së Çairit nga VLEN sot ka vizituar punimet që po bëhen në rrugën “Ferid Murad”.
“Një tjetër kantier që flet me vepra, jo me fjalë. Rruga “Ferid Murad” po ndryshon pamje çdo ditë. I përcolla punimet nga afër. Punimet po ecin me ritmin e duhur. Çdo ditë shihet progres. Një projekt që po merr formë, hap pas hapi. Bordurat në anën e djathtë tashmë janë vendosur dhe betonuar. Hapësira është ndarë. Rruga dhe trotuari kanë marrë formë të rregullt,” tha ai pas vizitës.
“Tani, po punohet për shtigjet e këmbësorëve dhe biçiklistëve. Lëvizja po bëhet më e sigurt, më e organizuar,“ shtoi ai.