April24 , 2026

“Turp që gënjen, po ta falim!” Ngrihen tonet në Kuvend, Tabaku tha se PD nuk u dakordësua për ndryshimet e rregullores, Balla flet me DATA: Doje të ikje nga mbledhja atë ditë

Share

Ka nisur me tensione seanca e somte plenare në Kuvend, pasi demokratja Jorida Tabaku pretendoi se demokratët nuk janë dakordësuar për ndryshimet e propozuara për rregulloren e Kuvendit. Nga ana tjetër, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla bëri me dije se partitë janë dakordësuar mes tyre për këtë, në konferencën e kryetarëve, mbledhje nga e cila Tabaku u largua.

Jorida Tabaku, në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, pretendon se ndryshimet e propozuara janë të njëanshme në shkelje me ligjin pasi minimizohet fjala e opozitës, ndërsa shtoi se demokratët do të punojnë për të ngushtuar hapësirën e pozitës në komisione.

“Në kalendar mazhoranca propozoi të diskutohen ndryshimet e komisioneve hetimore. Ne kundërshtuam dhe nuk ramë dakord për të kryer seancën me justifikim se Kushteteuesja do të zbardhë vendimin e saj. PD i qëndron faktit që rregullorja e parlamentit duhet të ketë ndryshime. Në konferencën e kryetarëve u disktua se nëse Kushtetuesja merr vendim ne kryejmë seancë në fund të prillit. Nga ana tjetër jo. Ndryshime rregullore të njëanshme që marrin hapësirën e opozitës janë në shkelje. Hapësira që kanë komisionet që ka pozita do të ngushtohen”, tha Tabaku.

Në lidhje me këtë situatë, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla sqaroi se mazhoranca dhe opozita janë dakordësuar për ndryshimet e propozuara në një nga mbledhjet e konferencës së kryetarëve, nga e cila tha se Tabaku zgjodhi të largohej. Ndaj demokratja nuk është në dijeni të dakordësimit të dy palëve.

“Kemi rënë dakord zonja Tabaku për kalendarin është në procesverbval. Ti ke ikur nga salla, nuk ke qenë aty. Sa i pëkret mocionit me debat për luftën e krimit të organizuar është mabjtur me 17 dhjetor. Është organizuar. E bërë këtë gabim ta falim”, u kundërpërgjigj Balla.

Pjesë nga seanca:

Tabaku: Në kalendar mazhoranca propozoi të diskutohen ndryshimet e komisioneve hetimore. Ne kundërshtuam dhe nuk ramë dakord për të kryer seancën me justifikim se Kushteteuesja do të zbardhë vendimin e Kushtetuese. PD i qëndron faktit që rregullorja e parlamentit duhet të ketë ndryshime. Në konferencën e krtyetarëve u disktua se nëse Kushtetuesja merr vendim ne kryejmë seancë në fund të prillit. Nga ana tjetër jo.

Ndryshime rregullore të njëanshme që marrin hapësirën e opozitës janë në shkelje. Hapësira që kanë komisionet që ka pozita do të ngushtohen. PD ka miratuar dhe një mocion për miratimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Më 6 maj del raporti i ri ndërkohë ne nuk kemi diskutuar për raportin e vjetër. Qeveria u kujtua më në fund që duhet të diskutohet procesi i integrimit. Integrimin është çështja kryesore që Shgqipëria ka. Ndodhemi në udhëkryq që po kryhet pa stadarte.

Balla: Tabaku nuk ka qëndruar në mbledhjen e konferencës së kryetarëve derisa ne u dakordësuam për kalendarin. Por të paktën këtu duhet të thuash të vërtetën. Ne kemi thënë që Kushtetuesja duhet të kishte zbardhur vendimin deri më 25 mars. Kemi rënë dakord zonja Tabaku për kalendarin është në procesverbval. Ti ke ikur nga salla, nuk ke qenë aty. Sa i pëkret mocionit me debat për luftën e krimit të organizuar është mabjtur me 17 dhjetor. Është organizuar.

E bëre këtë gabim ta falim! Sa i përket mocionit me debat, në nëntor të 2025 kemi rënë dakord që të diskutojmë për dy çështje për raportin e DASH-it dhe mocionit me debat për ligjin për rolin e Kuvendit të Shqipërisë për integrimin në BE. Janë 4 raporte të dërguara sa i përket nenit 19, dikur për çështjet europiane e tani për integrimin. Unë kam thënë në konferencë se më 7 ose 14 maj do zhvillohet debati, këtu nuk kemi rëndë dakord. Ju e kërkoni menjëherë ne kemi dhënë datën.