Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka realizuar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Ola Sohlström, si dhe me zëvendësambasadoren Elisabeth Dahlberg Frisk.
Në këtë takim të parë ndërmjet palëve, Shabani theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit me Suedinë, duke e cilësuar atë si një aleate të rëndësishme.
Gjatë bisedimeve, palët u pajtuan se ekziston potencial i madh për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me fokus në forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe institucionale të të dyja vendeve.
Po ashtu, u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi në kuadër të NATO, duke synuar përforcimin e mbrojtjes kolektive dhe kontributin e përbashkët në sigurinë rajonale dhe globale.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve.
https://www.facebook.com/share/p/1Cidb6FHSi/