Me përfundimin e ndeshjeve të “playoff”-it, tashmë është kompletuar lista e 48 skuadrave që do të marrin pjesë në FIFA World Cup 2026, kompeticioni më i madh i futbollit që do të nisë më 11 qershor dhe do të kulmojë me finalen më 19 korrik.
Turneu pritet të hapet me përballjen mes Mexico national football team dhe South Africa national football team në stadiumin legjendar Estadio Azteca, duke shënuar fillimin e një spektakli që do të mbajë të mbërthyer tifozët në mbarë botën.
Ndërkohë që entuziazmi rritet, parashikimet për fituesin kanë nisur. Sipas superkompjuterit të Opta Sports, favoritja kryesore për të ngritur trofeun është Spain national football team, me 15.83% shanse për triumfin final.
Pas saj renditet France national football team, e udhëhequr nga ylli Kylian Mbappé, me 12.77% probabilitet. Kujtojmë se francezët triumfuan në FIFA World Cup 2018, ndërsa në FIFA World Cup 2022 u ndalën vetëm në finale.
Në vendin e tretë qëndron England national football team, ndërsa kampionia në fuqi Argentina national football team renditet e katërta, me të dyja skuadrat që kanë mbi 10% shanse për të fituar trofeun.
Në listën e favoritëve bëjnë pjesë edhe Portugal national football team, Brazil national football team, Germany national football team dhe Netherlands national football team – ekipe që tradicionalisht janë pretendente serioze dhe të vështira për çdo kundërshtar.
Sipas të njëjtit superkompjuter, fitueset e grupeve pritet të jenë: Meksika, Zvicra, Brazili, SHBA, Gjermania, Holanda, Belgjika, Spanja, Franca, Argjentina, Portugalia dhe Anglia.
Me afrimin e turneut, mbetet të shihet nëse parashikimet do të konfirmohen në fushë apo nëse Botërori do të sjellë surpriza të reja, siç ka ndodhur shpesh në historinë e këtij kompeticioni.