April28 , 2026

4 të vrarë e 44 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë! Pamjet kur goditet godina qeveritare në Kiev

Share

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, informoi se katër persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin si pasojë e sulmeve ruse gjatë natës.

Së paku 44 të tjerë kanë mbetur të lënduar, sipas postimit të Zelensky në X.

Ndërkohë Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, ka publikuar në rrjetet e saj sociale imazhe që tregojnë dëmet që sulmi rus shkaktoi duke i vënë zjarrin njërës prej ndërtesave kryesore të Qeverisë ukrainase në Kiev, dhe i ka lënë të vdekur tre persona, përfshirë një foshnje, trupi i së cilës është nxjerrë nga rrënojat,

Në pamje duket zjarri në katet e sipërme dhe tymi që ngrihet mbi ndërtesë.

Svyrydenko tha se çatia dhe katet e sipërme “u goditën në sulmin e armikut”, por shtoi se “Zjarrfikësit po shuanin flakët”.

Është hera e parë që një ndërtesë qeveritare ukrainase goditet që nga fillimi i luftës në 2022, dhe kjo mund të shënojë një përshkallëzim të konfliktit.

“Ne do të rindërtojmë atë që është shkatërruar. Por jetët e humbura nuk mund të rikuperohen. Rusia vazhdon të terrorizojë dhe të vrasë njerëzit tanë çdo ditë,” tha kryeministrja.

Ky është sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022.

Forca ajrore e Ukrainës ka bërë të ditur se Rusia i ka nisur 805 dronë përgjatë natës në drejtim të Ukrainës, si dhe 13 raketa.

Mbrojtja ukrainase i ka rrëzuar 751 dronë dhe katër raketa.