April18 , 2026

Arben Zeqiri: Dibranët zgjedhin Profin Ilirjan

Share

Arben Zeqiri, zëdhënës i ASH-së dhe AKI-së, ka deklaruar se në Dibër aktualisht ka dy opsione për qytetarët, edhe pse në realitet janë tre kandidatë.

“Opsioni i parë është Profi, që të gjithë e thërrasin Jani, një opsion që ka bashkuar të gjithë ata që duan të mirën e Dibrës dhe vazhdimin e suksesit. Opsioni i dytë është ai i përçarjes, ku brenda një koalicioni kanë dalë dy kandidatë që luftojnë njëri-tjetrin dhe nuk e mbështesin njëri-tjetrin, ndërsa shpresojnë të marrin mbështetjen e dibranëve,” tha Zeqiri.

Ai shtoi se lista për këshilltarë është e qartë dhe e pa diskutueshme, me Artinin në krye dhe kandidatët e tjerë si Garda Dibrane.

“Dibranët e kanë bërë zgjidhjen e duhur me Profin Ilirjan,” përfundoi zëdhënësi i ASH-së dhe AKI-së.