
Disa kritikuan Bujar Osmanin për vizitën te pensionisti 107-vjeçar gjatë fushatës, por Sinan Vejseli, përfaqësues i Forumit Rinor të BDI-së, thekson se respekti për të moshuarit nuk bëhet për vota, por nga bindja personale.
Ai kujton se Osman e ka vizituar Aga Ibush edhe më parë dhe se respekti ndaj më të vjetërve është kulturë familjare dhe politike, jo veprim elektoral. “Më mirë një kandidat që i viziton dhe i nderon qytetarët më të vjetër, sesa ata që kritikojnë nga distanca pa bërë asgjë,” përfundon Vejseli.