May1 , 2026

Muhamed Elmazi premton mbështetje për nxënësit e Sarajit – 20 më të mirët çdo vit do të shpërblehen me patentë shofer falas

Share

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka paralajmëruar një masë konkrete për të motivuar dhe shpërblyer nxënësit e dalluar. Ai premton se çdo vit, 20 nxënësit më të suksesshëm të shkollave të mesme nga kjo komunë do të përfitojnë mbulimin e plotë të shpenzimeve për marrjen e patentë shoferit.

“Për rininë e Sarajit duhet të krijojmë hapësira të reja motivimi dhe shpërblimi. Nxënësit që japin më shumë, meritojnë edhe më shumë. Çdo vit, 20 më të dalluarit do të shpërblehen me mbulimin e shpenzimeve për marrjen e patent shoferit”, ka theksuar Elmazi.

Sipas tij, ky është vetëm një hap drejt krijimit të mundësive të reja për rininë, duke e bërë Sarajin një komunë që vlerëson dhe investon në brezat e rinj.