
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me strukturat e këtij koalicioni në Bukoviq, ku u shpreh mbështetje e fuqishme dhe e bashkuar për ndryshimin që e meriton Saraji.
Në fjalën e tij, Elmazi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mobilizimit të çdo vendbanimi në komunë për të sjellë qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore.
Ai shtoi se përmes vizionit të VLEN-it, Saraji do të bëhet një komunë moderne, me investime në infrastrukturë, arsim, zhvillim ekonomik dhe mbështetje për të rinjtë.
Takimi në Bukoviq, sipas tij, është vetëm një dëshmi e fuqisë organizative dhe vullnetit qytetar për ndryshim në të gjithë territorin e komunës.